E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

I riu humb jetën në aksident

Ishin nisur drejt Tiranës, por nuk mundën ta çonin deri në fund udhëtimin e tyre. Një automjet “Volkswagen” qe vinte nga Kosova është përplasur me një zetor, i cili po hynte në rrugën kryesore. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj te enjteje në aksin rrugor Milot-Laç, pranë nje mbikalimi.

 

Reklamë

Përplasja ishte fatale për 19-vjeçarin Shkodran Hoti, ndërsa të plagosur mbete katër të tjerë. Për shkak të plagëve të marra të lënduarit janë dërguar me urgjence në spitalin e traumës në Tiranë si dhe në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor dyshon se aksidenti i rende ndodhi për shkak te shpejtësisë si dhe ndërprerjes se rrugës nga ana e zetorit qe vinte nga nje kalim dytësor.

 

Më shumë video

Reklamë