Një i burgosur, i dënuar për veprën penale të përndjekjes u arratis pak minuta para se te paraqitej ne sallën e gjyqit. Ai është Saimir Ahmeti, 24 vjeç. Sipas policisë i riu u largua nga tualeti i gjykatës, teksa kërkoi të dilte nga salla e gjyqit për nevojat personale. Ngjarja ndodhi në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore ngritën postblloqe në të gjithë qytetin. Ndërkohë gjykata i komunikoi në mungesë masën e “arrest me burg”, masë të cilën i riu e kishte apeluar. Ndërkohe pas disa orësh 24 vjecari u kap zonën e kalasë. Ai ndodhej prapa hekurave per përndjekjen e vajzës me te cilën kishte bashkëjetuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *