Kronikë
I përfshirë në dy atentate, Gjykata lë në burg 33-vjeçarin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur këtë të enjte pranimin e kerkeses se prokurorise per arrest me burg lidhur me te ndaluarin Xhekson Pusi. Ky i fundit akuzohet për atentat te mbetur ne tentativ ndaj shtetasit Fatjon Harushes, ngjarje e ndodhur ne Vukatane Shkodër.
Prokuror i çeshjes ishte Xhevahir Lita, ndersa gjyqtare Ermira Dedja. Sikundër kishte deklaruar para policise dhe ne gjykate, i pandehuri Pusi mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
33-vjeçari dyshohet se ka luajtur rolin e shoferit natën e vrasjes së Hekuran Billës, duke e larguar Viktor Markun nga Peza e Vogël, vend ku dogjën makinën me të cilën atentatorët kryen krimin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




