E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

I dërguari i parlamentit gjerman për Ballkanin: Kosova e meriton liberalizmin e vizave

I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic tha se Kosova e meriton liberalizmin e vizave.

 

Reklamë

Ai theksoi se Gjermania do e mbështesë Kosovën në procesin e saj në Këshillin e Europës, për të marrë statusin e vendit kandidat si edhe për liberalizmin e vizave

 

Reklamë

“Jam një prej anëtarëve gjerman, që mbështes Kosovën, është vendi i Europës që ka mbështetur më së shumti. Ka një mbështetje të madhe për BE dhe NATO. Mbi 90% e shoqërisë në Kosovë e dashurojnë BE dhe NATO. Ata e meritojnë liberalizmin e vizave. Meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës. Ka mbështetjen tonë të plotë për procesin e integrimit europian dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës.

 

Nuk e di cili është problemi i fqinjave tanë të BE. Se di çfarë mendon Parisi, por ka pasur diskutime shumë intensive dhe me kolegët e mi për këtë. Në këtë moment familja europian e nuk është e bindur, por Gjermania është e bindur. E kemi thënë qartë. Kosova e meriton liberalizmin e vizave sepse çdo vend ka të drejtë të marrë viza, të punojë të udhëtoje në çdo vend të BE. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj në Këshillin e Europës, për të marrë statusin e vendit kandidat si edhe për liberalizmin e vizave”, tha ai.

Më shumë video

Reklamë