Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviç lirohet nga burgu

28 Shtator 20:46

Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviç, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka shkuar në Serbi, bëri të ditur kryeministri serb, Gjuro Macut, më 28 shtator.

Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999.

Macut tha se është plotësuar kërkesa e Qeverisë së Serbisë që Pavkoviçit, “për shkaqe shëndetësore, t’i mundësohet lirimi i parakohshëm”.

Ai shtoi se me këtë “akt konfirmohet se shteti kujdeset për qytetarët e vet dhe se angazhohet për parime humane në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Sipas kryeministrit të Serbisë, Pavkoviç do të vazhdojë trajtimin mjekësor në Serbi.

Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar më herët presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavkoviç u shpall fajtor në vitin 2009 për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutim të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të, u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikolla Shainoviç.

Pavkoviç dhe Llukiç u dënuan me nga 22 vjet burgim, ndërsa Ojdaniç dhe Llazareviç me nga 15 vjet.

I pandehuri i parë, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviç, u shpall i pafajshëm.

Të gjithë të akuzuarit u dorëzuan vullnetarisht.

Mekanizmi në Hagë, deri më tani nuk ka njoftuar për lirimin e Pankoviçit.

Në mesin e muajit gusht, avokati Aleksandar Alleksiç, dorëzoi një kërkesë urgjente për lirimin e parakohshëm të Pavkoviqit, duke përmendur si arsye gjendjen shëndetësore.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, në maj 2022, e kishte refuzuar kërkesën e Pavkoviqit për lirimin e parakohshëm, për shkak të “rëndësisë së madhe të krimeve të tij dhe mungesës së rehabilitimit”./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Lirim Pavkoviç Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Netanyahu: Unë flas rregullisht me Putinin!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.