Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohej për trafikim të lëndeve narkotike.

 

Ndalimi i 54 vjeçarit M. P., është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Yrsheku”. Shqiptari ishte dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *