I akuzuar për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin Arjan Ndojës, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja, vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn , nën akuzë për të njëjtën ngjarje. Gjykata e lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së posacme të apelit.
Vendimi nga Sander Simoni Ilir Panda dhe Sokol Binaj.




