“Hyri në lice se vizatoi makinën e xhaxhit Enver”, batuta Gonxhja-Berisha: Historinë e tregon një Sekretar Partie, zhele që si shporret këtij vendi

Kuvendi i Shqipërisë vijon prej orës 10:00 të mëngjesit të ditës së sotme seancën plenare, ku po diskutohet Buxheti 2027 nen për nen.
Gjatë gjithë ditës nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, por edhe shkëmbimi i batutave mes tyre.
I tillë ishte diskutimi i mbrëmjes mes kryedemokratit Sali Berisha dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ndërsa fliste në Kuvend, Berisha tha se Gonxhja hyri në Lice vetëm sepse kishte bërë, në moshën 8-vjeçare, një pikturë të makinës së Enver Hoxhës.
“I thotë i ati, Agimi: ‘Blendi, vizatoje makinën e xhaxhit Enver’. E vizatoi ai një Mercedes. Dhe një ditë Agimi, që ishte i ati, i thotë Blendit: ‘Shko edhe tregoja atë vizatim xhaxhit Enver’. E mori xhaxhi Enver, ai s’ishte gjiganti, dhe e pa. Pas disa kohësh Blendin nuk e pranuan në Lice, po ç’bëri ai? Shkoi dhe i tregoi gazetat që kishin botuar makinën e xhaxhit Enver”, tha Berisha.
Por, në replikën e tij, ministri Gonxhja tha se historia e Berishës flet për një djalë që ishte 8 vjeç në atë kohë dhe i tregoi vizatimin e tij udhëheqësit të kohës.
“Kjo histori bën fjalë për një djalë vetëm 8-vjeç, që kishte bërë një vizatim dhe ia dha udhëheqësit të kohës, pa e ditur se çfarë përfaqësonte ai. Ishte viti 1978. Prandaj mos na hapni barkun me këto histori, dhe kush i tregon një sekretari partie, një plak matuf që nuk i shporret këtij vendi”, tha në replikën e tij Gonxhja.




