E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Huouthis sulmojnë me raketë luftanijen amerikane

Rebelët e grupit jemenas, Houthis, e sulmuan me raketë të premten një luftanije amerikane, e cila ishte duke patrulluar në Gjirin e Adenit, duke e detyruar atë ta rrëzojë raketën, thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë të premten.

Sulmi ndaj anijes amerikane, USS Carney, shënon përshkallëzimin e konfrontimit më të madh në det ku është përfshirë edhe marina amerikane në Lindjen e Mesme në dekada.

Kjo gjithashtu është hera e parë që houthis e sulmojnë drejtpërdrejt një luftanije amerikane prej se i filluan sulmet ndaj anijeve në tetor, tha një zyrtar amerikan për Associated Press në kushte anonime, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për incidentin.

Por, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se huthët e shkrepën raketën “në drejtim” të luftanijes së saj. Sikur në sulmet e kaluara, Pentagoni tha edhe tani se ishte e vështirë të përcaktohej se kë po përpiqeshin ta godisnin saktësisht rebelët e grupit jemenas./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë