E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Teknologji

HTC nxjerrë me çmim të lirë rivalin e Apple dhe Samsung

HTC U11 ka dale ne tregun Indian. Vetëm një variant është prezantuar në Indi, me 6GB RAM dhe 128GB magazinim, dhe çmimi është $ 807.

 

HTC U11 është pajisja kryesore e tanishme e HTC-së dhe përdor dizajnin e shkëlqyeshëm të xhamit “të lëngët” si dhe gjestin e ri të shtrydhjes që ju lejon të shtypni në anën e telefonit për të aktivizuar funksione të caktuara. Ajo gjithashtu ka një ekran 5.5 inç QHD, procesorin e fundit Snapdragon 835 dhe një aparat fotografik UltraPixel 12 megapikësh në anën e pasme, i cili aktualisht është më i vlerësuari në mesin e smartfonëve nga DxOMark.

 

Reklamë

Telefoni gjithashtu vjen me kufje USONIC Adaptive që anulojnë zhurmen. E gjithë kjo është mundësuar nga një bateri 3000mAh, shkruan Telegraf.

 

U11 do të jetë i disponueshëm në Indi deri në fund të qershorit, me mundësi për para-porositje duke filluar nesër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë