Holanda ende nuk ka vendosur për fatin e negociatave me Shqipërinë ndërsa mbeten vetëm gjashtë ditë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve antare të BE në Bruksel.

 

Por për herë të parë, qeveria holandeze ka lënë një shteg hapur për një ndryshim të vendimit të saj, këtë rradhë në mbështetje të hapjes së bisedimeve.

 

Këtë e bëri të ditur ministry I jashtëm Stef Blok, gjatë diskutimeve të mbrëmshme në komisionin e punëve të jashtme.

 

Ai rikonfirmoi qendrimin zyrtar të qeverisë, por duke nënvizuar se në datën 15 tetor, në mbledhjen këshillit të ministrave të jashtëm, holanda do të shkojë pa një qëndrim përfundimtar.

 

Aty do të shikohet vendimi I Francës e nëse Parisi zyrtar do të thotë po, atehërë  qeveria holandeze do ti drejtohet sërish parlamentit, për të marrë një qëndrim pozitiv.

 

Por deri atëherë, Amsterdami zyrtar i përmbahet vendimit të qershorit të vitit 2018, ku theksohet se keshilli ka parashtruar nje sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave.

 

Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit por mendon se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Në këtë mënyrë, megjithë skepticizmin për nisjen e negociatave, duket se Holanda do të shkojë drejt votës pro, por me kushtet e vendosura më herët nga Bundestagu gjerman.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *