Kronikë
Hodhi foshnjen e vdekur në plehra, shoqërohet nëna lushnjare

Policia e Lushnjes ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë që u gjet këtë të martë në kazanin e plehrave.
Reklamë
Sipas policisë, shtetasja me inicialet A.N ka lindur para dy ditësh në shtëpi foshnjen e gjinisë vajzë.
Reklamë
Por edhe pse nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme, mësohet se shtetasja A.N., jeton në kushte të mjerueshme ekonomike dhe është nënë e 3 fëmijëve të tjerë.
Policia ka sqaruar gjithashtu se po punohet per zbardhjen e metejshme te ngjarjes.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




