Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është takuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.

 

Trump është u bë presidenti i parë amerikan në detyrë, që vizitoi Korenë e Veriut, duke kaluar kufirin mes dy vendeve.

 

Dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe më pas kaluan vijën ndarëse të kufirit.

 

“Më vjen mirë që ju shoh sërish. Nuk e kam pritur kurrë t’ju takoj në këtë vend”, tha Kim Jong Un.

 

“Ishte nder i madh ta kaloj atë vijë”, iu përgjigj presidenti amerikan

 

Trump e ftoi udhëheqësin e Phenianit në një takim zyrtar në Ëashington.

 

Megjithatë shtrëngimi i duarve në zonën e demilitarizuar, mund të shënojë ripërtëritjen e bisedimeve të bllokuara bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *