Pas gati tre vitesh hetime, Gjykata e Krimeve të Rënda hoqi masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj Durim Bamit. Pas përfundimit të afateve, tashmë Durim Bami do të hetohet në gjendje të lirë. Mbi të rëndojnë  akuzat për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim me Mark Frrokun e Tom Doshin, për atentatin e pretenduar ndaj deputetit Doshi.

 

Dosja qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe atë të Krimeve të Rënda. Problemet nisën për shkak të dispozitave kalimtare që ndikojnë tek gjykatat deri në krijimin e strukturës së posaçme antikorrupsion. Në vitin 2015 deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së Ilir Meta. Por sipas Prokurorisë atentati ishte i rremë. Organi i akuzës tha se tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar prova të rreme, me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj Ilir Metës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *