Grupi hetimor I Policisë së Vlorës së bashku me Prokurorinë e këtij rrethi vijojnë punën për të zbardhur  motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj ku humbën 8 persona të së njëjtës familje.

 

Policia e shtetit në një deklarate të shpërndarë për mediat bën të ditur se autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

 

“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje).”

 

Më heret u bë e ditur se 24 vjecari e ka pranuar krimin monstruoz mbi kushërinjte e tij duke kërkuar madje të përfaqësohej edhe me një avokat.

 

Të premten pasdite, Ridvan Zykaj shkarkoi karikatorin e kallashnikovit mbi të afërmit e tij, pjestarë të një trungu familjar duke vrarë 4 meshkuj dhe 4 femra të cilët, dy të mitur ndërsa u arrestua pas gati 12 orësh ndjekje nga policia, mengjesin e kësaj të shtune në dalje të Selenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *