E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hetime për zjarrin pa asnjë përgjegjës, Prokuroria në Elbasan ka një vit që mbledh prova e dëshmi për djegien e përsëritur të mbetjeve

Situata kritike në landfillin e Elbasanit e krijuar nga flakët masive ka vënë në lëvizje Prokurorinë e qytetit.

Hetuesit po mbledhin prova e dëshmi për të hedhur dritë mbi shkakun e zjarrit.

Reklamë

Hetimet për të njëjtën çështje kanë nisur një vit më parë pasi situata është e përsëritur, me akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Menaxhim të paligjshëm të mbetjeve”.

Por tanimë ajo që po hetohet është edhe marrëdhënia institucionale dhe financiare mes zyrtarëve të 8 bashkive të qarkut dhe kompanisë “ECO-ELB”, e cila administron landfillin e mbetjeve.

Prokurori i çështjes, Hasan Asllani ka thirrur për të marrë në pyetje drejtorë juridikë dhe shefa finance nga bashkitë, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rrogozhinë.

Hetimi është konsideruar si një nga çështjet më komplekse, ku pritet të zbulohen edhe lidhje të mundshme të interesit financiar midis institucioneve publike dhe operatorëve të përfshirë në menaxhimin e mbetjeve urbane.

Ndërkohë deri më tani nga administratorët e landfillit nuk ka asnjë reagim për situatën.

Inceneratori i Elbasanit, prej kohësh jashtë funksionit, është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë