Subscribe

Normalizimi i marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë renditet si kushti kryesor për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe integrimin në BE. Por procesi i bisedimeve ka ngecur sërish në kushtet kur Kosova gjendet në një krizë të thellë politike, përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përbërja e re parlamentare do të duhet të zgjedhë presidentin e ri të vendit, për të cilin garojnë vetëm dy kandidatë, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani.

E ndërsa kjo e fundit është bashkuar në listën e Albin Kurtit, ish kryeministri Haradinaj vijon të përforcojë idenë e bashkimit me Shqipërinë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën të pavarur, në krye te pesë viteve.

 

RAMUSH HARADINAJ

KANDIDAT PER PRESIDENT, KOSOVE

 “Ne jemi të interesuar të kemi qartësi të rrugës sonë deri në NATO dhe paralajmërojmë që nuk mund të mbetemi pezull pa kufi, në cështje të hapur apo konflikt të ngrirë. E vetmja zgjidhje mbetet bashkimi me Shqipërinë. Është në interes të BE-së që ne të futemi në NATO sepse kështu largohet edhe Rusia. Prandaj ne duhet të gjejmë rrugën që ta përmbyllim këtë proces.“

 

Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili kërkon të kryesojë ekzekutivin për katër vitet e ardhshme, nënvizon se presidentët që qëndrojnë mbi harta, nuk duhet të jenë aspak pjesë e dialogut me fqinjin verior.

 

ALBIN KURTI

KRYETAR I LVV

“Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë. Synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Millosheviqit në vitet ’90-të.”

 

Sa i takon paqartësive mbi kandidimin e 47 deputetëve për shkak të problemeve me ligjin, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar afat deri më 31 janar për ankimim dhe më tej do të vijohet me përcaktimin përfundimtar të listave zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *