Subscribe

Në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama dhe kandidatët e PS për 61 bashkitë e vendit mbollën në mënyrë simbolike edhe nga një pemë në Parkun Europa, pranë Sheshit Skënderbej.

 

Por, edhe këtë radhë nuk munguan batutat e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun Erion Veliaj.

 

Do e nisim sot këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës dhe Lali Erin, që ka lindur me këmishë se e duan të tërë, jo vetëm ne që i dhurojmë pemë për fushatë, por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Nuk e di si ndodh kjo. Madje, këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikoni për shembull kur thotë: Do ju bëj transport falas. Mua më duket tamam sikur thotë ‘po ma gjete fizarmonikën, unë do ju bëj një xhiro pa lekë’!”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *