Haki Çako apelon vendimin e Gjykatës qe e pezulloi nga detyra e drejtorit te përgjithshëm te policisë. Nëpërmjet avokatit Maks Haxhia, Çako ka kundërshtuar verdiktin e Gjykatës së Tiranës, duke e cilësuar atë, si të pabazuar ne ligj. Pezullimi i Çakos u argumentua nga Prokuroria me dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e policisë së shtetit.
Sipas organit të akuzës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes se emërtuar “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.