Hakerat e vetëquajtur “Iranian Homeland Justice” që kanë marrë përsipër disa sulme kibernetike ndaj vendit tonë kohë më parë, janë rikthyer në vëmendje.
Ditën e sotme “Homeland Justice” kanë hakëruar faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.
Lexo edhe :
Related Posts

Prej orëve të mëngejsit websajti zyrtar i bashkisë së kryeqytetit nuk ka qenë i aksesueshëm për përdoruesit dhe vizitorët nga jashtë.
Në kanalin e tyre në Telegram hakerat iranianë, pretendojnë se autoritetet shqiptare, veçanërisht Bashkia Tiranë iu ka dhënë anëtarëvce të opozitës iraniane që strehohen në Shqipëri, pasaporta dhe karta identiteti false në mënyrë që këta të fundit të lëvizin lirshëm edhe jashtë vendit.
“Të gjitha këto aktivitete u kryen nga bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne e kemi hequr faqen e tyre të internetit, kemi nxjerrë të dhënat e tyre dhe kemi fshirë serverat e tyre.”

Bashikia Tiranë, e pyetur nga Vizin Plus ka thënë se po verifikon situatën pa dhënë detaje se çfarë ka ndodhur deri më tani.
Hakerat paralajmërojnë se aksioni i tyre kundër qeverisë shqiptare do të vazhdojë./vizionplus.tv






