E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Rama anuloi takimin me Pendarovskin 30 minuta para

Kryetarja e grupit demokrat, Rudina Hajdari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski 30 minuta para se të zhvillohej.

 

Reklamë

Duke e cilësuar si një turp për shtetin, Hajdari tha se anulimi i takimit ishte një shfaqe e shëmtuar nga ana e kryeministrit.

 

“Është për të ardhur turp që kryeministri Rama anuloi vizitën e tij me presidentin e Maqedonisë së Veriut. Ai e anuloi këtë takim 30 minuta para se të zhvillohej. Është akt i shëmtuar i shtetit tonë që të anulojë një vizitë të tillë të një niveli kaq të lartë sidomos duke marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është një shtet aleat dhe po ecën përpara me ne për të shkuar drejt rrugës së BE. Pra kemi disa sfida të përbashkëta. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë