Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se qytetarët po e kuptojnë që ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në politikë.

 

Gjatë një takimi me qytetarët në Gramsh, ajo shtoi se ky është motivi që e shtyn të ecë përpara dhe të bëjë më shumë për njerëzit.

 

Sipas Hajdarit, këto 30 vite kanë shërbyer vetëm për pasurimin e një grupi politikanësh.

 

“Së bashku me kandidatin tonë Rushan Rama, takova dhe bisedova me qindra qytetarë sot në Gramsh, të cilët më dhanë kurajo dhe mbështetje. Kryefjala e çdo takimi është lodhja nga politika e cila 30 vite pasuroi pak njerëz në kurriz të gjithë shqiptarëve. Gramshi sot duhet të ishte qendër e rëndësishme turistike dhe zona duhet të kishte marrë zhvillim bujqësor e blegtoral. Fatkeqësisht Gramshi është lënë mbas dore, investimet kanë qenë të pakta dhe askush nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur. Jam e bindur se bashkë me Rushanin dhe gjithë skuadrën tonë në Gramsh, do ta ndryshojmë me rrënjë këtë realitet. Njerëzit po zgjohen dhe po përqafojnë idetë tona. Kjo na jep energji të punojmë edhe më shumë.#bashkohemi”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *