Deputetja Rudina Hajdari theksoi se rezoluta e hartuar për integrimin synon që të vendosë para përgjegjshmërisë parlamentin me qëllim përmbushjen e reformave të vendosura nga BE.

 

E ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Rudina Hajdari e cilësoi vendimin e Bundestagut gjerman si një dritë jeshile për Shqipërinë dhe pse u vendosën 9 kushte për t’u përmbushur.

 

Sa I takon vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE më datë 18  tetor, Hajdari tha se ajo shpreson që Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

 

Hajdari komentoi edhe letrën e kreut të PD Lulzim Basha drejtuar bankave. Duke mos e mbështetur si përpjekeje, Hjadari tha se të gjitha PPP-të e dhëna nga qeveria janë një aferë korruptive dhe se opozita parlamentare nuk do t’I mbështesë.

 

Ju jeni kryetare e Komisionit të Integrimit dhe sot është propozuar nga ju dhe një kolege një rezolutë. Cili është synimi dhe qëllimi i kësaj rezolute?

 

Rezoluta është një traditë që bëhet sa herë që ne…pasi kemi kohë çeljen e negociatave, kështu që nuk është hera e parë që ne e bëjmë një rezolutë të tillë. Por gjithësesi është hera e parë që ne bëjmë një rezolutë të tillë që ka një mbështetje të gjerë të deputetëve dhe duhet përshëndetur. Pasi në fakt është një iniciativë që duhet bërë se ne inkurajojmë vendet anëtare të BE-së të çelin negociatat me Shqipërinë. Por gjithashtu vëmë para përgjegjeësisë, qeverinë, politikën, Kuvendin që ne të marrim parasysh të gjitha kushtet që na ka vendosur Bundestagu edhe vendet e tjera skeptike që akoma nuk e kanë ndarë mendjen për çeljen e negociatave. Prandaj ne me këtë rezolutë shprehim mirënjohje për faktin që Gjermania shprehu gatishëmrinë për të hapur negociatat me Shqipërinë. Po ashtu ne shprehim gatishëmri për të çuar reformën zgjedhore përpara, adresimin e OSBE/ODIHR por dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme siç është ligji për partitë politike etj., që në fakt janë kriter politik brenda progres raportit të vitit të fundit për Shqipërinë.

 

Ato që I quajmë kushtet e Gjermanisë dhe që janë si të thuash qëndrimi zyrtar I Gjermanisë, zëri më kryesor në Bashkimin Europian, për disa është një hap përpara për disa të tjerë një mbetje në klasë. Ju si mendoni?

 

Mendojë se deklarata të tilla….apo më konkretisht çfarëdo vendimi të merret mbi Shqipërinë militantët I përdorin për të bërë argumentat e tyre si të thuash në favor të tyre apo në kundërshtim të kundërshtarit të tyre.

 

Ju si e shikoni?

 

Shpeshherë është një lojë politike që bëhet nga krahët politikë. Por unë shikojë që nuk duhet mohuar drita jeshile nga Bundestagu për vetë faktin se Gjermania është lokomotiva e BE. Dhe për shkak të kësaj aryesje ajo inkurajon edhe vendet e tjera që të hapin negociatat me Shqipërinë. Pra ka një lloj ndikimi mbi vendet e tjera të BE, pavarësisht se çdo shtet anëtarë I BE ka të drejtën sovrane të vendosë. Por gjithësesi Gjermania ka një ndikim. Gjithësesi duke thënë këtë mund të them që Gjermania ka qenë shumë transparente sa I takon përgjegjshëmrisë që duhet të ndjeë politika shqiptare kur vjen puna për detyrat apo detyrat e shtëpisë që Shqipëria nuk I ka bërë ende ku është reforma në drejtësi, reforma zgjedhore ndëshkueshmëria ndaj atyre që kanë tjetërsuar votën etj. Etj. Pra janë kushte shumë të rëndësishme brenda atyre 9 pikave që janë shtuar dhe që në fakt është për të ardhur keq por që nga ana tjetër tregojnë se ne kemi ende shumë punë për të bërë.

 

Padyshim që Gjermania ka një ndikim vendimtar në qëndrimin e Europës. Qëndrim I cili do të zyrtarizohet pas dy javësh. Në datë 15 do të shprehen ministrant e jashtëm e më 18 Këshilli Europian. Cilat janë gjasat?  Si e shikoni ju si kryetare e Komisionit të Integrimit Europian?

 

Unë shpresojë që ne të marrim një përgjigje positive nga BE-ja. Por besoj se një përgjigje positive do të ishte vetëm në rast se do kishim kushte të qarta se çfarë do bëjmë në muajit në vijim. Pra sa I përketë mendoj se edhe vendet skeptike si Holanda, Danimarka por edhe në rastin e Greqisë ata do jenë shumë të prerë për kushtet që do ti japin Shqipërisë sidomos për dy reformat kryesore siç është ajo e reformës në drejtësi ku kemi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë apo dhe organeve të tjera që janë prioritare për Shqipërinë. Por edhe reforma zgjedhore do jetë shumë e rëndësishme nga ana tjetër.

 

Kushtet janë shumë të qarta. Ju si besoni?

 

Është një çështje sesi e shikon… Do vendosësh vetë nëse do e shohësh gotën gjysmë bosh apo plotë. Dhe unë dua ta shikojë plotë se kam shpresë për Shqipërinë që do t’I hapen negociatat dhe do ti jepet kjo shpresë shqiptarëve në fakt që I kërkojnë me ngulm të madh. Dhe arsyeja se pse Shqipëria nuk po e merr këtë shans është vetëm për shkak të politikës. Politika nuk ka qenë e gatshme dhe nuk ka shprehur vullnet duke zvarritur të gjitha reformat deri më tani. Prandaj dhe ne nuk kemi marrë përgjigje poziteve në 2017, 2018, dhe tani është Shansi ynë I fundit për ta marrë atë.

 

Ju jeni dhe bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Partia Demokratike nuk ka besim kur Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri janë kryetarë. A ka vend për kompromis me PD për këtë çështje?

 

Mendojë se PD dhe opozita jashtë parlamentit gjithmonë kanë vend në komisionin e reformës zgjedhore. Besoj se dhe zoti Gjiknuri ka shrpehur gatishmërinë e tij për të lëvizur apo mos lëvizur por ky nuk është problem I tij. Mendoj se PD nuk ka qenë e qëndrueshme në vendimet e saj, në betejën e saj. Ende nuk e di nëse do ti bashkohet kësaj beteje për reformën zgjedhore dhe do e çojë..pra do bëhet pjesë e kësaj tryeze e do bashkëpunojë me ne për ta çuar këtë reformë përpara. Nëse PD do të vijojë ta quajë parlamentin ilegjitim ndërkohë që ai është I certifikuar si nga OSBE ashtu dhe na aleatët ndërkombëtarë atëherë I bie të mos jetosh me këmbë në tokë.

 

Sot Basha ka paralajmëruar bankat që të mos financojnë projektet me PPP të qeverisë së sotme pasi nesër kur të vijë në pushtet do ti anulonte këto PPP. Ju po të ishit nesër kryeministre e Shqipërisë do ti anulonit dhe ju?

 

Nuk e kamë parë në thellësi këtë letër që I ka dërguar zoti Basha bankave të vogla apo të mëdha në lidhje me financimin e PPP-ve. Por ne në parlament I kemi denocnuar dy PPP-të dhe rishikimin për ligjin për koncesionet. Dhe pikërisht kemi thënë këtë që ato janë vjedhje shumë të mëdha që shteti po I përdor dhe që po abuzon me kostot dhe kërkesat e pakërkuara. Mendoj se është një hap që zoti Basha e ka menduar si të mirë por nuk duhet të ndërhyjë tek privati. Kjo nuk është rruga e duhur. Por gjithësesi nuk jam unë aty për të gjykuar çfarë do të bëjë zoti Basha. Por bashkohem me këtë ide që kjo lloj skeme është tejet korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *