E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Guri kallëzon djalin e Lefter Kokës: Vuri përgjues te zyrat e LSI dhe kërcënonte qytetarët

Pas konfliktit që kandidatja për deputete Elona Guri pati me një person, LSI dega Durrës ka dalë me një deklaratë për mediat.

Në reagim thuhet se drejtuesit e LSI-së Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin zyrën e kësaj force politike.

Reklamë

Për këtë ngjarje, LSI ka denoncuar djalin e deputetit socialist, Lefter Koka dhe pronarin e ambientit, ku ishte strehuar server.

“Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë: Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës. Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës. Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij. U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë