E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grupi OTP në ndihmë të rindërtimit nga tërmeti

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, vëmendja dhe mbështetja për ata në nevojë nuk janë venitur aspak. Banka OTP Albania po punon drejt një ndihme konkrete për familjet që sot janë pa një strehë, nevojë kjo më e domosdoshmja dhe me e qendrueshmja për këtë moment.

 

Gjithashtu, një ndihmë e madhe vjen dhe nga Grupi OTP me dhurime në dy mënyra thelbësore:

 

Reklamë

Grupi OTP njoftoi kontributin personal në shumën 500,000 Euro për lehtësimin e dëmeve dhe në ndihmë të njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore.

 

Në të njëjtën kohë sot nisi në nivel grupi një fushatë për grumbullim fondesh përmes së cilës çdo filial i OTP mund të kryejë dhurim personal.

 

Kryqi i Kuq Hungarez po mbledh donacione private për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Dhurimet do të shpenzohen për asistencë, në furnizime të përditshme dhe në rindërtim afatgjatë të zonave të prekura.

 

Këto përkushtime të Grupit OTP janë shembull i përsosur i forcës së komunitetit, respekti dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Ne nuk jemi vetëm në këtë moment të vështirë për vendin dhe popullin tonë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë