Grupi i gjakut të njerëzve lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me funksione të caktuara të trupit. E përditshmja dailymail shkruan këtë herë se grupi i gjakut mund të rris rrezikun e goditjes në zemër.

 

Sigurisht, grupi i gjakut është gjenetik, nuk është në dorën e askujt por ata me grup gjaku A, B dhe AB kanë rrezik të jenë më të prekurit. Arsyeja, sipas shkencëtarëve është sepse në këto grupe gjaku, është më i lartë niveli i një proteine koaguluese e cila e pengon gjakun të arrijë në organet jetësore, – shkruan Living.

 

Sidoqoftë, gjendja nuk është kaq e rrezikshme sa duket. Rreziqet mund të shmangen duke pasur një mnyrë jetese të shëndetshme. Duke mos abuzuar me duhanin dhe duke iu përmbajtur një diete që na furnizon me të gjitha nevojat ushqimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *