Rrogat e prapambetura mbeten kërkesa e vetme dhe e panegociueshme e naftëtarëve të Ballshit dhe punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët vijojnë grevën e urisë.

 

Dy nga grevistët në Poçem kanë shfaqur probleme me shëndetin. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa kanë bërë me dije se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Nga ana tjetër, edhe njëri prej naftëtarëve të Ballshit, ka shfaqur probleme për shkak të diabetit.

 

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për t’i dhënë zgjidhje problemit me të cilin po përballen. Në Uzinën e Ballshit punojnë rreth 900 naftëtarë, të cilët prej afro dy vitesh nuk janë paguar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *