Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Greqisë i kërkohet të hetojë mbytjen e anijes me migrantë, qindra trupa ende të pagjetur

21 Qershor 17:16

Greqia është nën presion në rritje për të filluar një hetim lidhur me fundosjen më 13 qershor të një anije me rreth 750 emigrantë. Të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë gra dhe fëmijë. Shumica e migrantëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani.

Qindra protestues marshuan në portin e Pireut të dielën drejt selisë së rojes bregdetare greke dhe agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian Frontex – duke mbajtur pankarta ku shkruhej fjala “vrasës”.

Mbytja e anijes me migrantë është aksidenti më i madh në vite ndërsa aludohet se autoritet nuk bënë sa duhet për të dhënë ndihmën e tyre.

Anija u nis nga Libia me rreth 750 persona në bord. Pamjet e marra nga një avion i agjencisë Frontex mëngjesin e 13 qershorit e tregojnë anijen pranë brigjeve greke.

Roja bregdetare greke tha fillimisht se anija ishte në një kurs drejt Italisë dhe nuk ndërhyri. Pastaj tha se u përpoq ta ndihmonte anijen e emigrantëve duke e lidhur me litar – por pretendon se emigrantët e zgjidhën atë.

Pamjet e marra po më 13 qershor nga një anije që shkoi më vonë për të ndihmuar migrantët, tregojnë ekuipazhin që u ofroi atyre ujë dhe ushqim. Anija e emigrantëve duket se po rindizte motorrët.

Anija u mbyt atë natë vonë në ujërat greke. Shumë të mbijetuar thanë se anijes i ishte fikur motori disa orë para se të fundosej.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për hetime. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë përkrahur kërkesën, duke thënë se dëshmitë e të mbijetuarve bien ndesh me variantin e ofruar nga roja bregdetare.

“Të mbijetuarit thonë se anija e tyre ishte lidhur me litar nga roja bregdetare dhe se shkaku i incidentit ishte litari, pasi anija mori kthesën e gabuar dhe u fundos. Është vërtet thelbësore që të bëhet një hetim i duhur, i pavarur dhe efektiv. Pamjet nga ajri tregojnë një anije në gjendje të keqe. Pra, organet janë të detyruara të ndërhyjnë, kjo është detyra e tyre. Ka një dështim dhe vonesë”, thotë për Zërin e Amerikës Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.

Greqia vazhdon të këmbëngulë se migrantët nuk kërkuan ndihmë dhe nuk ishin në rrezik deri në fundosjen e anijes.

Policia greke ka arrestuar nëntë të dyshuar, të gjithë shtetas egjiptianë, të cilët besohet se ishin në anije. Kritikët fajësojnë gjithashtu politikën evropiane për migracionin.

“Për sa kohë që BE-ja nuk ka politika të mjaftueshme për rrugë të sigurta dhe ligjore, këto lloj udhëtimesh të rrezikshme do të vazhdojnë”, thotë Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.

Të mbijetuarit u dërguan në një kamp migrantësh. Mes pikëllimit, herë pas here ka pasur edhe momente gëzimi, ndërsa të mbijetuarit u ribashkuan me njerëzit e tyre. Qindra njerëz që figurojnë të zhdukur, mendohet se kanë vdekur. Të dashurit e tyre kërkojnë të vërtetën dhe drejtësi./VOA

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
anije Greqi

Nga e njëjta kategori

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda hotelit!

më shumë...

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur futen brenda hotelit të Bedinajt

më shumë...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë zjarri, 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

më shumë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.