Pas vendimit të Greqisë për të njohur deri më 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati, Ministria e Jashtme ka njoftuar se emigrantëve shqiptarë nuk do t’u kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

Sipas Ministrisë, pasaportat, deri në datën 31 dhjetor të këtij viti, do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe kjo u krijon emigrantëve shqiptarë lehtësi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020. Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *