Subscribe

Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridhalos në Greqi mëngjesin e të hënës. Viktima është Albert Bako. Ai sapo ishte transferuar nga burgu i Hanias.

 

Transferimi i tij ishte marrë vesh nga disa anëtarë të një bande rivale, të cilët e futën në kurth dhe e vranë.

 

Albert Bako është i njohur në botën e krimit në Geqi. Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku I konfliktit  ishte një kërcimtare.

 

Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi të një personi të tretë  për një çështje korruptive.

 

Ndërkohë të mërkurën, Albert Bako pritej të dilte përpara gjykatës për vrasjen e avokatit grek Mihali Zafiropoulos, pasi për këtë cështje ai dyshohej si porositës i krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *