E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Grekët “bllokojnë” Kapshticën, vijojnë radhët kilometrike për shkak të numrit të pakët të sporteleve

Kjo është situata e kësaj të diele në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ndërsa emigrantët kthehen në shtetin fqinj.

 

Reklamë

Edhe pse autoritetet shqiptare po punojnë me 5 sportele, nuk është shmangur dot pritja e gjatë dhe radhët kilometrike të automjeteve, pasi në hyrje homologët grekë operojnë me dy sportele.

 

Reklamë

“Një orë e gjysëm kam që pres, kështu bëhet gjithmonë.”

 

“Nuk ka fare logjikë kjo punë, të presim ne tani këtu 20 orë të kalojmë doganën. Nuk është hera e parë që ndodh kjo, ka 20 vjet e kusur.”

 

“Po pse normale është kjo, ka shumë radhë, nuk punojnë ata.”

 

“Kam një orë që pres, vazhdon e njëjta histori se kjo është e përherëshme, flasin ata po asgjë s’po bëjnë. Mysybet, do presim, s’kemi ç’të bëjmë.”

 

Ndërkohë ka edhe nga ata udhëtarë që janë mësuar me situatën e përvitëshme dhe ruajnë qetësinë.

 

“Me gjithë këta njerëz që janë në radhë, s’kemi rrugë tjetër veçse të presim.”

 

“Kam një orë që pres por është normale për fluksin që është këto ditë se kthehen të gjithë nga vendlindja. Detyrimisht do presim.”

 

“Është normale se ka shumë fluks por dogana shqiptare po punon shumë mirë, me ritme të shpejta, gjysëm ore kemi ne që presim.”

 

Të shtunën nga Shqipëria kanë dalë rreth 6000 shtetas shqiptarë e të huaj.

Më shumë video

Reklamë