Subscribe

6 në 10 grekë i konsiderojnë emigrantët kërcënim jo vetëm për mundësitë e punësimit, por edhe se e kanë kthyer Greqinë në vendin më të keq për të jetuar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i qendrës kombëtare të kërkimeve në vendin fqinj, që është komentuar nga mediat si ksenofobi dërrmuese.

 

Në raportin për racizmin,65 përqind e të anketuarve mendojnë se emigrantët dëmtojnë ekonominë, 59% ndihen të rrezikuar se u marrin vendet e punës, ndërsa 59% konstatojnë se emigrantët përfitojnë më shumë nga shërbimi shëndetësor dhe i mirëqenies në raport me kontributin e taksave që paguajnë.

 

1/3 e të intervistuarve mendojnë se qeveria nuk duhet të tregohet bujare me dhënien e statusit të refugjatit për të gjithë ata që e kërkojnë. Mediat shkruajnë se është negativ mendimi që kanë grekët për myslimanët, ku 4 nga 10 të pyeturit mendojnë se në Greqi ata nuk duhet të lejohen. Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë gjithashtu se jeta kulturore e Greqisë është reduktuar për shkak të emigrantëve.

 

Të njëjtin qëndrim për emigrantët grekët e kishin shprehur edhe në një tjetër studim të publikuar muajin e kaluar nga Instituti Britanik i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, «Chatham House», ku 58 përqind e grekëve theksuan se emigrimi nga vendet myslimane duhet të ndalet, pasi përveç ekonomisë kërcënojnë identitetin kombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *