Hajdutët nuk kanë kursyer as instutucionet që edukojnë fëmijët. Pre e grabitësve ka rënë edhe kopshti “Tafil Roli” në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Mësohet se vjedhja është kryer gjatë natës dhe hajduti ka hyrë në kopsht duke shqyer derën kryesore. Stafi edukativ i këtij kopshti, pasi ka konstatuar mëngjesin e së enjtes derën kryesore të kopshtit të shqyer, ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka kryer edhe veprimet proceduriale brenda kopshtit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Drejtoresha e kopshtit “Tafil Roli”, Klementina Zhvata ka deklaruar se pasi kanë konstatuar derën e shqyer dhe se në kopsht mungonte një tapet dhe disa sende të tjera, kanë njoftuar policinë. Zhvata deklaron se mësimi në kopsht vijon normalisht, në përputhje të rregullores dhe protokollit të përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *