Subscribe

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy personat që akuzohen për dëmtimin e serverit të Prokurorisë dhe vjedhjen e dosjeve hetimore.

 

Gjate seancës për vlerësimin e masës së sigurisë për të akuzuarit Artur Isa dhe Besnik Bushi, prokurorët e çështjes Drini Pali dhe Pal Decolli kanë deklaruar që në fillim se janë gjetur 13 gjurmë të vlefshme të autorëve në zyrën e një prokurori dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

 

Ato kanë çuar në arrestimin e dy personave që cilësohen si autorë të vjedhjes, Artur Isa dhe Besnik Bushi.

 

Prokuroria ka deklaruar se nëpërmjet provave shkencore nuk ka asnjë dyshim se ata janë dy personat që kanë dëmtuar serverin dhe kanë vjedhur fashikuj të dosjeve të ndryshme hetimore.

 

Por pala mbrojtëse ka deklaruar se klientët e tyre nuk kanë qenë në atë moment në prokurori dhe ata nuk janë autorë të vjedhjes.

 

Nga ana tjetër avokatet kane kërkuar një masë sigurimi më të butë dhe jo atë të arrestit me burg.

 

Gjyqtarja e çështjes Laureta Tafa, vendosi ne fund të lerë ne arrest me burg Isën dhe Bushin, duke theksuar se për ta janë gjetur prova shkencore që i implikojnë ne krim.

 

Ne burg është lene edhe punonjësi i kompanisë së ruajtjes së objekteve Nias Lena, i cili ishte me shërbim ditën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *