E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gonzato dorëzon progres-raportin te Spiropali: Opozita të kryejë rolin e saj në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar në Kuvend, ku i ka dorëzuar progres-raportin kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Duke folur për mediat, Gonzato tha se opozita duhet të kryejë rolin e saj brenda Kuvendit, teksa nuk pranoi ta komentonte protestën e tyre.

“Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm. Duhen marrë të gjitha reformat për të përmirësuar progresin. Progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës. Opozita ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit. Nuk dua të komentoj për protestën e opozitës. Lexoni raportin është gjithçka aty. Shpresoj të bëjnë detyrën brenda Kuvendit”, tha ai. /vizionplus.tv

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë