Subscribe

Prokuroria për Krimet e Rënda godet një tjetër grup kriminal që trafikonte drogë në sasi të mëdha drejt Greqisë. 22 persona ranë në pranga gjatë operacionit të koduar “Alias” në qytete të ndryshme të vendit, por edhe Greqi Maqedoni e Rumani. Burime pranë organit të akuzës thanë se grupi kishte kohë që transportonte kanabis nga jugu dhe juglindja e Shqipërisë për në territorin e Greqisë, ndërsa u sekuestruan 244 kilogramë kanabis, 1 kilogramë heroinë dhe 247 gramë kokainë.

 

Policia prangosi si organizatorë të trafikut Gazmend Lleshanakun dhe Jorgo Dullën, ndërsa u arrestuan dhe bashkëpunëtorët e tyre.

 

Nga hetimet doli se pjesa më e madhe e hashashit ishte kultivuar në fshatin Ninsh të Fierit. Më pas droga përpunohej në banesa të zonës e trafikohej drejt Maqedonisë e Greqisë nga itineraret mes Pogradecit  e Korçës. Gjatë operacionit të arrestuarve iu sekuestruan dhe shuma të konsiderueshme parash.

 

Nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla të arrestuarit kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *