Deputeti demokrat në Lushnje Saimir Korreshi ka vijuar të përcjellë në Parlament problematikat e sistemit shëndetësor, dhe jo vetëm, në Lushnje.

Korreshi sqaroi se opozita gjithnjë ka qenë pro vaksinimit, por shtoi se deri dje në dispozicion ishin vetëm vaksinat kineze. Sipas tij, në Lushnje për të bërë vaksinën e Pfizer duhet “mik i fortë” dhe për të bërë një skaner duhet të presësh të paktën katër javë.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në lushnjë duhet mikm i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atehërë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin pergjigjiet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace i kanë cuar në spital të hanë minjtë.
Do tju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do tia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, u shpreh deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *