“Gjykatësi më i mirë në botë”, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i famshëm amerikan, Frank Caprio, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Caprio ishte diagnostikuar me kancer në pankreas.
David Caprio, djali i tij, falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe u bëri thirrje njerëzve të “përhapin pak mirësi” në kujtim të babait të tij.
I njohur për dhembshurinë dhe humorin e tij në sallën e gjyqit, videot e gjyqtarit Caprio kanë pasur miliarda shikime në mediat sociale, duke i dhënë atij titullin “gjyqtari më i mirë në botë”.
Pasi u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2023, gjykatësi Caprio tha se ishte “plotësisht i përgatitur të luftonte sa më shumë që mundej” dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.
Në një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale, gjykatësi Caprio njoftoi se ishte rikthyer në spital pas komplikacioneve dhe u kërkoi ndjekësve të tij të luteshin për të.
Ai la pas gruan e tij, Joyce Caprio, me të cilën ishte i martuar për 60 vjet, pesë fëmijët e tyre, shtatë nipër e mbesa dhe dy stërnipër e stërmbesa./vizionplus.tv




