Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

Gjykata Themelore lëshon urdhërarrest për Millan Radojçiç dhe 10 persona të tjerë, të akuzuar për barrikadën në veri

18 Qershor 19:39

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar këtë të mërkurë 11 urdhëarreste për të dyshuarit në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022.

Mes emrave për të cilët ëhstë lëshaur urdhërarresti është edhe ai i Millan Radojçiçi.

Siaps mediave në Kosovë, Radojçiç dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letërrreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Millan Radojçiç. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022”, tha për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radojçiç, i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë, ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022.

Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë.

Lista Serbe reagoi të mërkurën ndaj këtij vendimi, duke thënë se “me dëbimin e policëve serbë të lindur dhe që kanë jetuar për dekada në Kosovë, me shpalljen e fletarrestimeve dhe me marrjen në pyetje të dhjetëra serbëve për protestat paqësore të mbajtura në vitin 2022, Albin Kurti po zbaton me shpejtësi dhe pa fshehje një plan për spastrimin etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

“Bëhet fjalë për dhunë institucionale që po ushtron presion të paparë ndaj serbëve të ndershëm, të cilët nuk heqin dorë nga emri dhe mbiemri i tyre serb, që nuk pranojnë të jenë shërbëtorë të Kurtit dhe që tani janë bërë shënjestër vetëm pse janë serbë”, tha Lista Serbe.

Më 10 dhjetor të vitit 2022, në veri të Kosovës u ngritën barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, një ish-zyrtar i policisë, të cilin autoritetet e Kosovës e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Ato barrikada u hoqën më 29 dhjetor, pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pasi Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak.

Barrikadat pasuan një sërë incidentesh dhe tensionesh të shtuara, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit, 2022, me iniciativën e Listës Serbe.

Kjo e fundit kundërshtoi atëkohë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Republikës së Kosovës.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Gjykata Millan Radojçiç themelore Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur në sulmet e fundit amerikane

më shumë...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e paraardhësit me ndryshime kushtetuese

më shumë...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet Hollywoodi Perëndimor dhe mbyllen bizneset (VIDEO)

më shumë...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë radhazi, Teherani kërcënon me hakmarrje në gjithë rajonin e Gjirit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.