E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Gjykata ndëshkon “telemetrix”/ I hiqet e drejta e matjes së audiencës së Vizion Plus dhe TCH

Gjykata kryqëzon kompaninë fantazmë “telemetrix” për abuzimet e mëdha sa i përket manipulimit të matjes së audiencës për televizionet Kombëtare Vizion Plus dhe Top Channel.

Vendimi i marrë sot nga gjykata e shkallës së parë i jep fund kështu abuzimit të kësaj kompanie me të dhëna të paplota dhe të manipuluara, duke i hequr përfundimisht të drejtën e matjes së audiencës televizioneve Vizion Plus dhe Top Channel.

Gjatë gjykimit, përfaqësuesit e telemetrix nuk demonstruan në asnjë moment mënyrën se si realizohej matja e audiencës televizive.

Duke vepruar me njëanshmëri, pa logjistikë dhe me të dhëna të paplota  nxirrte raporte për audiencën  me aparatura të pa kontrolluara dhe të pa akredituara, edhe pse gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit kishin urdhëruar pezullimin e  matjes.

Kjo kompani, ka lënë hapësira dyshimi edhe në një raport të këshilllit të europës, i cili thekson se mund të manipulojë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave.

Ky raport konkludoi se kompanitë që masin audiencën televizive theksojnë që janë 2 të tilla në Shqipëri, përdorin sisteme me kufizime të mëdha dhe nxjerrin të dhëna jo të besueshme.

Ndërsa telemetrix do të dëmshpërblejë televizionet kombëtare për prishje imazhi.

Vazhdo të lexosh