Subscribe

Vendimet e gjykatave në Shqipëri nuk kursejnë as të vdekurit. Përtej absurdit, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në Burg” më 12 prill të këtij viti për Saimir Kuçin, i cili u gjet i vetëvarur brenda shtëpisë së tij më 20 mars në Yzberisht.

 

Në nëntor të 2021, Gjykata e Krujës la në burg 37 vjeçarin që dyshohej se kishte kryer grabitjen famëkeqe të biznesmenit Nazmi Çangu në fshatin Nikël. Një muaj më pas, masa është apeluar në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit doli me vendimin që qëndrimi i Kuçit në burg nuk ishte i nevojshëm.

 

Sipas burimeve të policisë Saimir Kuçi, i ndodhur në kushtet e arrestit të shtëpisë, për shkak të gjendjes së tij mendore, u vetëflijua. Kjo nuk e pengoi gjykatën e Lartë të kthejë dhe një herë vendimin e Gjykatës së Krujës që Kuçi të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.

 

Të kontaktuar nga Vizon Plus, institucionet ia “pasojnë” fajin njëra tjetrës, si Gjykata e Lartë, Prokuroria, policia ashtu edhe pala mbrojtëse.
Saimir Kuçi nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

 

Në bashkëpunim me 4 anëtarët e tjerë të grupit në llogari të tij janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *