Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për të shpallur të paligjshme masën e sigurisë arrest me burg të vendosur ndaj tij në tetorin e vitit 2024.
Me shumicë votash Kushtetuesja vendosi të lejë në burg ish-presidentin e Republikës Ilir Meta.
Lexo edhe :
Meta goditi në Gjykatën Kushtetuese edhe mënyrën e arrestimit, por meqënëse kjo çështje është ende në gjykim në shkallët e tjera, kjo kërkesë nuk u mor në shqyrtim.
Ilir Meta u arrestua arrestua më 21 tetor të vitit 2024 me kërkesë të Porkurorisë së Posaçme. SPAK ka ngritur ndaj Ilir Metes akuzën për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë






