E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata dënon Jorida Tabakun për shpifje, ish-deputetja: Beteja vijon në Apel

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje ish-deputeten demokrate Jorida Tabaku.

 

Tabaku është dënuar nga gjykata me një gjobë prej 300.000 pasi ishte paditur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me një deklaratë për bërë prej ish-deputetes më 25.10.2018 mbi lojrat e fatit.

 

Reklamë

Tabaku në atë kohë ka akuzuar familjarët e Ramës dhe personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore dhe lëndësh narkotike për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit.

 

Ndërkohë në lidhje me dënimin ka reaguar ish-deputetja e cila ka deklaruar se do ta vijojë betejën ligjore me kryeministrin Rama në Apel.

 

“Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten. E vërteta triumfon përherë.”, shkruan Tabaku në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë