E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata dënon ish-imamin Almir Daci me 15 vjet burg

Për familjen, ish-Imami i xhamisë Leshnicës ne Pogradec, Almir Daci, rezulton i vrarë gjatë luftimeve në Siri, por kjo nuk e ka penguar Gjykatën e Krimeve te Renda te çoje deri ne fund procesin gjyqësor. Pas 37 seancash, Gjykata dënoi me 15 vite burg Dacin. Asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

 

Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare. Por avokati mbrojtës i të pandehurit, theksoi ne sallën e gjyqit se, Prokuroria nuk ka asnjë provë të qenësishme për të fajësuar Dacin.

 

Reklamë

Ish-imami i Leshnicës humbi kontaktet me familjarët e tij, ndërkohë që kishte marrë në Siri gruan e fëmijët. Fati i tyre ende nuk dihet. Almir Daci, u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS. Nga Shqipëria rezultojnë se kane shkuar për te luftuar ne Siri e Irak afro 100 persona.

 

Më shumë video

Reklamë