Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 November 2025
Vizion fokus

Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg...

GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin...

Dita e Alfabetit, Presidenti Begaj: Gjuha shpirti i një...

VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në...

Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat...

Gjykata e Lartë rrëzon Metën, refuzohet kërkesa për përjashtimin...

Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme,...

Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e...

Shqiptarët festojnë Ditën e Alfabetit, Rama: 22 nëntori vulosi...

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon...

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun, pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës

22 Nëntor 14:46

Lihen në fuqi masat për numrin dy të pezulluar të qeverisë, Belinda Balluku, së bashku me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH.

Ballukut iu komunikua edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqiperia një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion.

Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, u lanë në në masa arresti shtëpiak ndaj drejt Gjykatës u shoqëruan nga forca policie.

Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën nëntë, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qe i shërbyen gjykatës për t’i caktuar masat e sigurisë.

Balluku i la ambientet e Gjykatës rreth orës 9:45 për tu rikthyer në orën 11:00. Brenda Gjykatës Antikorrupsion ajo priti katër orë gjykatësin, Erion Çela për t’i dhënë vendimin e pezullimit dhe ndalimit të daljes nga vendi.

Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes është pezulluar si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.

Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke  shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

më shumë...

GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

më shumë...

Dita e Alfabetit, Presidenti Begaj: Gjuha shpirti i një kombi, kemi detyrim ta ruajmë dhe zhvillojmë këtë trashëgimi të shenjtë

më shumë...

VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, policia greke godet grupin kriminal, 8 të arrestuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-v...
  • “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërke...
  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Kapen shpërndarësit e drogës në Durrës, 12 persona në pranga...
  • I shpallur në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Spanjë shq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.