E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Të dënuarit janë Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa.

Reklamë

Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar ku në total janë dënuar me 109 vite e 1 muaj burg.

Asokohe, operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare e Guardia di Finanza-s italiane, bëri të mundur që të arrestoheshin 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Reklamë

Sekuestrimi i disa pajisjeve telefonike bëri të mundur që SPAK të provojë edhe përfshirjen e Gëzim Çelës, por edhe të shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohet se ndihmoi “Baronin e Drogës”.

Metaj u arrestua disa muaj pas operacionit, konkretisht në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Gëzim Çela u kap në Kosovë në dhjetor dhe u ekstradua në Shqipëri në mars të këtij viti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë