E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjirokastër/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 39-vjeçari turk

Policia Kufitare ka vënë në pranga një shtetas turk, i cili po transportonte pesë emigrantë në mënyrë të paligjshme.

 

Reklamë

39-vjeçari turk u vu në pranga në Memaliaj, teksa po transportonte me një automjeti tip ‘Peugeot’, në drejtim të Shkodrës pesë emigrant të paligjshëm nga Bangladeshi.

 

Reklamë

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë