Pezës i shtohen sot 500 pemë të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkruan se është shumë i lumtur të nisin muajin Mars me 500 pemë të reja në Pezë nga gjimnazistët e kësaj zone.

 

Ai thekson se 8 vite më parë e nisën me vetëm një pemë, ndërsa brenda këtij muajit kjo shifër arrin në plot 1 milionë pemë të mbjella në kryeqytet.

 

“Shumë i lumtur që nisim një muaj të ri me +500 pemë më shumë në Pezë nga super gjimnazistët e Pezës.

 

8 vite më parë e nisëm me 1 pemë e këtë muaj arrijmë 1.000.000 pemë të mbjella në Tiranë. Një histori suksesi të cilën e realizuam të gjithë bashkë”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *