E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Gjiknuri takon përfaqësuesin e socialdemokratëve e kompanive gjermane: Shqipëria, një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiate, Damian Gjiknuri priti një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman.

 

Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volkswagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.

 

Reklamë

Në një status në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se kjo marrëdhënie e ngushtë synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

 

“Pata kënaqësinë të mikprisja një delegacion miqsh, përfaqësues politik të socialdemokratëve gjerman.  Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volksëagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”. Marrëdhënia e ngushtë midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate gjermane përveçse në rrafshin politik synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi ekonomik”, thekson Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë