E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Teknologjia, jo arsye për të mos hyrë në zgjedhje

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ju përgjigj edhe një herë opozitës për kërkesën e kësaj të fundit për teknologjinë në zgjedhje.

Reklamë

Gjiknuri u shpreh për mediat pasi përfundoi mbledhja e Këshillit Politik se kjo kërkesë nuk mund të përdoret si justifikim për të mos u futur në zgjedhje.

“Ka një shkresë të ODIHR ku kërkon implementimin shkallë-shkallë të teknologjisë pasi ka risqe të shumta dhe nuk mund të verë në dyshim procesin tradicional kur nuk funksionon. Kemi problem të paadresuar, çështjen e administratës zgjedhore. Duhet të gjejmë një formulë të depolitizimit të administratës zgjedhore. Edhe këtu propozim jonë akoma nuk ka marrë mbështetjen e PD sepse e lidhin me zbatimin e teknologjisë. Teknologjia nuk mund të jetë arsye për të mos hyrë në zgjidhje. Asnjë ngjarje nuk mund t’i lihet një teknologjie që nuk e ke në dorë ti.”

Oerd Bylykbashi nga PD tha se nuk mund të diskutohet për çështje të tjera përsa kohë që nuk garantohet identifikimi biometrik i votuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë